Deputeti opozitar hedh gaz lotsjellës në Kuvend (VIDEO)
Share
E ta mendosh që thonë se kjo opozita jonë është agresive! Sigurisht deputetët e Koresë së Jugut janë të famshëm për zënkat e tyre në parlament, por ajo që ka ndodhur sot është e rrallë. Një deputet ka hedhur gaz lotsjellës në sallë për të parandaluar miratimin e një marrëveshje për tregti mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Deputeti opozitar Kim Sun- Song hodhi granadën me gaz lotsjellës në mes të debatit. Gjithçka ndodhi kur partia në pushtet, në mënyrë krejt të papritur shpalli se do miratojë marrëveshjen, duke tërbuar rivalët.

