E Diel, 1 Nëntor 2026

Heroi libian: Djali i Gadafit më ofroi 1 milion euro për ta nxjerrë nga Libia, unë e çova në pritë

Share

Jusuf Saleh Al Hotmani

Djali i Muamar Gadafit, Saifi, në përpjekje për tu larguar nga Libia ndërsa forcat rebele i afroheshin, i ofroi udhëheqësit fisnor të një fshati 1 milion euro për ta dërguar të sigurt drejt Nigerit. I ashtuquajturi djali playboy i kishte thënë se do i jepte shumën e madhe për të pasur një rrugë të sigurt kalimi. Ai i tha udhëheqësit fisnor se një ditë do rikthehej e do rifitonte pushtetin në Libi.

Por në vend që ta dërgonte të sigurt drejt Nigerit, Jusuf Saleh Al Hotmani e dërgoi Saifin në një pjesë të shkretëtirës, ku e prisnin rebelët e armatosur. Ai më ofroi miliona, por gjithë paratë e tij nuk mund të blejnë një grimcë nga rëra jonë ose një pikë nga gjaku i martirëve tanë, tha Al Hotmani përpara gazetarëve. Deklaratat e tij u bënë publike në momentin kur u shfaq dhe një video nga Saif Al Islam, i cili do të gjykohet në Libi. Ka spekulime se ai do përballet më një dënim me vdekje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›