E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, vizitë pune në Bari

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Barit, Mikele Emiliano, Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi u nis sot, në krye të një delegacioni zyrtar, për një vizite pune në Bari.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në veprimtaritë përkujtimore që do të organizohen me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të anijes “Vlora”, në Portin e Barit, në bordin e së cilës ndodheshin mijëra emigrantë shqiptarë. Gjithashtu Presidenti Topi pritet të takohet me Presidentin e Rajonit të Puljas, Nikola Vendola si dhe me drejtues e personalitete të tjera rëndësishme vendore të shtetit fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›