Presidenti Topi vizitë treditore në Turqi

Kreu i shtetit Bamir Topi me ftesë së presidentit Abullah Gyl është nisur sot për një vizitë treditore në Turqi. Në delegacionin zyrtar që shoqëron Kryetarin e Shtetit Shqiptar do të jenë të pranishëm dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtme, Selim Belortaja, Kryetari i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka.
Në kuadër të kësaj vizite zyrtare në Republikën e Turqisë, Presidenti i Republikës do të pritet me nderime shtetërore dhe do të zhvillojë bisedime me drejtuesit më të lartë të shtetit turk, Presidentin e vendit, Abdullah Gyl, me të cilin do të mbajë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan, Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek.
Axhenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit turko-shqiptar, ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet të mbajë fjalën përshëndetëse.
Në përmbyllje të vizitës, Presidenti Topi do të zhvillojë një takim dhe me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Turqi.