E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri: U eliminuam pa meritë

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ishte tejet i dëshpëruar pas eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve, duke thënë se Kuqezinjtë nuk e merituan një largim aq të hershëm nga gara më prestigjioze evropiane.

“Nuk është deri te goli, por paraqitja ishte e mirë dhe mendoj se djemtë e mi bënë gjithçka. Gabimi është në ndeshjen e parë, ndërsa sonte luajtëm në një fushë të vështirë”.

“Ibra nuk luajti si duhet, shënoi disa gola në Ligën e Kampionëve, por sonte nuk ishte nata e tij. Ata nuk na kanë marrë asgjë, por ne eliminohemi pa meritë”, ka deklaruar Allegri pas ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›