Kryeministri Berisha takon presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjorgje Ivanov
Në vijim të vizites zyrtare në Maqedoni, kryeministri Berisha u takua me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjorgje Ivanov.
Presidenti Ivanov i uroi mirëseardhjen Kryeministri Berisha dhe e konsideroi vizitën e tij, si nje rast të mirë për të vleresuar progresin e marrëdhenieve dypalëshe, që nga vizita e tij e fundit ne Shqipëri.
Presidenti Ivanov u shpreh se marrëdhëniet dypaleshe mes dy vendeve jane në nivele shume të mira. Presidenti Ivanov theksoi se Shqiperia me programin e saj të investimeve në infrasrtukturen publike duhet te shërbejë si një shembull për vende të tjera në rajon. Në këtë kontekst, zoti Ivanov e cilësoi ndërtimin e infrastrukturës që lidh rajonin, në mënyrë të veçante Korridorin 8 dhe korridorin Adriatiko- Jonian, si dhe lidhjet hekurudhore mes vendeve te rajonit, si akse te zhvillimit te ri gjeopolitik, ekonomik e social në Ballkan dhe që i japin Ballkanit frymëmarrjen e nevojshme, në përputhje me zhvillimet dhe duke e shkëputur nga trashëgimia e të shkuarës.
Kryeministri Berisha e siguroi Presidentin maqedonas Ivanov se për të dhe qeverinë shqiptare, përmirësimi i vazhdueshem i marrëdhenieve bilaterale ka një rëndësi prioritare, duke theksuar se kjo rëndesi dyfishohet në kushtet e krizës aktuale boterore.
Në këtë kontekst, kryeministri Berisha vlerësoi se çdo ngadalësim i reformave dhe programeve te investimeve është i dëmshëm per të dy vendet e si rrjedhoje forcimi, shtimi dhe modernizimi i lidhjeve infrastrukturore, lehtësimi i barrierave doganore për kalimin e lirë të njerezve dhe mallrave dhe krijimi një hapsire tregu që përfshin Shqiperinë, Maqedonine Malin e Zi, Kosovën e më gjerë, do te cliroje energjite e mëdha te këtij tregu, të cilat do te jenë mburoja ndaj krizës.
Ne takim të dy personalitetet ndanë të njëjtin mendim për rëndësinë e bashkimit të perpjekjeve për te lobuar pranë BE për financimin e projekteve të përbashkëta e me karakter rajonal, si një instrument i fuqishëm zhvillimi.
09/11/2011