E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi viziton sot Tepelenën

Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvillon sot një vizitë në qytetin e Tepelenës. Axhenda e kreut të shtetit do të nisë me një takim në zyrën e Kryetarit të Bashkise Sevo Miçi.
 

Në takim do jenë të pranishëm përfaqësues të Këshillit Bashkiak nga të gjitha forcat politike si dhe autoritete të tjera vendore.
 

Në mesditë Presidenti do të ketë një takim me qytetarë dhe intelektualë tepelenas në Pallatin e Kulturës ku më pas do të zhvillohet edhe ceremonia e dekorimit te patriotit Sali Nivica me Urdhrin "Nderi i Kombit".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›