E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, delegacioni i ODIHR-it nis sot takimet

Një delegacion i misionit të ODIHR-it i cili ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një vizite 4 ditore do të nisë sot takimet për të vlerësuar përgatijet për zgjedhjet lokale të 8 majit.
 

Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.

Anëtarët e misionit të vlerësimit të nevojave do të takohen me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, medias, shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare.
Delegacioni i misionit të ODIHR-it do të qendrojë në vendin totë deri 21 janar dhe më pas do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›