Presidenti Topi vlerëson kontributin e artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, organizues të koncertit “Homazh për Kosovën”

6 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot një grup artistësh, drejtues artistikë, regjizorë, poetë, aktorë, kompozitorë dhe këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët në vitet 1998-99 organizuan dhe vunë në skenë 109 koncerte “Homazh për Kosovën” me qëllim ndërgjegjësimit të mbarë kombin shqiptar, edhe në diasporë për tragjedinë e popullit të Kosovës dhe përpjekjet e tij të pandalshme për liri e pavarësi. Grupi i artistëve përbëhej nga Remzi Ejupi, Çun Lajçi, Mirush Kabashi, Edmond Zhulali, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ilir Shaqiri dhe Leonora Jakupi.
Në takimin e zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Topi vlerësoi mesazhin dhe rëndësinë e atij koncerti madhështor me vlera atdhetare dhe njerëzore duke vënë në dukje se “arti, me forcën e tij frymëzuese dëshmon se humanizmi dhe solidariteti nuk i kanë munguar kurrë kombit shqiptar, sidomos në periudha të vështira të historisë së tij.”
Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se nisma të tilla të përbashkëta artistike që shtrihen në mbarë hapësirat ku jetojnë shqiptarë, janë një kontribut konkret e vetëmohues që i shërben atdhedashurisë dhe nevojave jetike kombëtare, ndaj dhe për këtë ato vlejnë të nxiten më tej e të promovohen. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vlerësoi institucionalisht veprimtarinë e veçantë të artistëve pjesëmarrës në atë ngjarje të madhe kulturore, artistike e historike për përcjelljen tek artdashësit shqiptarë të ndjenjave më të mira e më të spikatura kombëtare e njerëzore. “Tashmë Kosova është një shtet i ri, i pavarur dhe demokratik dhe për realizimin e kësaj ëndrre dhe përmbushjen e aspiratave liridashëse të popullit të Kosovës, keni edhe ju kontributin tuaj të veçantë e të vlerësuar, së bashku me mirënjohjen e mbarë kombit shqiptar” – u shpreh Presidenti Topi.
Të pranishmit në këtë takim e falënderuan Presidentin e Republikës për pritjen e ngrohtë të rezervuar ndaj tyre dhe ndanë me të disa përshtypje lidhur me koncertet “Homazh për Kosovën”, edhe në diasporë, për mesazhin patriotik e human të veprës së tyre, por edhe mendime mbi disa projekte të krijimtarisë dhe veprimtarisë së tyre artistike në të ardhmen.