Presidenti Topi takon Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç

2 shtator 2011
Viminacium, Serbi
Në kuadër të punimeve të Samitit të 9-të Rajonal të UNESCO-s të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.
Në këtë takim, Presidenti Topi vuri në dukje se marrëdhëniet me Serbinë përbëjnë prioritet me rëndësi të politikës rajonale të Shqipërisë, e cila synon të ndërtojë me Serbinë raporte të mira dhe konstruktive, në interes reciprok të dy vendeve. “Dialogu politik, institucionalizimi i marrëdhënieve, kalimi nga kontaktet sporadike në vendosjen e një komunikimi të përhershëm, do të krijonte një klimë të qëndrueshme mirëbesimi dhe sinqeriteti mes nesh”, - u shpreh Kreu i Shtetit.
Gjatë bisedës, dy Presidentët shprehën të njëjtin interes që përmirësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve të mos mbetet vetëm në nivelin e vullnetit dhe dëshirës së mirë, në zhvillimin e takimeve apo në përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, por të fitonte një përmbajtje konkrete. Në këtë kontekst, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, ashtu sikundër dhe në fusha të tjera si arsimi, kultura, shëndetësia, transporti, turizmi etj. Presidenti Topi vuri në dukje dhe mundësitë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë edhe në kontekstin e bashkëpunimit rajonal si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, Presidenti Topi theksoi edhe një herë në këtë takim qëndrimin e shtetit shqiptar se “çështja e statusit të Kosovës dhe kufijve të saj është për ne një çështje e mbyllur” dhe se “Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht”. “Shqipëria mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dy vendet”, - u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Topi theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jug të Serbisë, të drejta si ajo e arsimimit, e barazvlerësimit të diplomave, asistenca shëndetësore, librat në shqip, etj. që përkojnë me standardet demokratike evropiane.
Pasi ndanë të njëjtin mendim se ky Samit i 9-të rajonal i UNESCO-s me Krerët e Shteteve të Evropës Juglindore thellon dhe forcon marrëdhëniet dhe lidhjet e bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve pjesëmarrëse, Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi në këtë drejtim edhe shkëmbimin e vizitave reciproke të niveleve më të larta, siç do të jetë edhe vizita e ardhshme e Presidentit Tadiç në Shqipëri, ftesa për të cilën është pranuar me kënaqësi tashmë dhe mbetet për t’u relizuar në një kohë të përshtatshme së afërmi.