Presidenti Topi vlerëson me “Medaljen e Mirënjohjes” Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë në Ditën Kombëtare të Jetimëve.

19 maj 2009
Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me “Medaljen e Mirënjohjes”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, z. Aleksandër Flloko, të dekretit të dekorimit, Kreu i Shtetit i dorëzoi në shenjë vlerësimi Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë në shoqërinë shqiptare, në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të tyre, duke u dhënë shpresën për një të ardhme edhe më të sigurt, nderin dhe dinjitetin që u takon”.
Pas falenderimit që Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, i shprehu Presidentit Topi për vlerësimin me medalje për punën e organizmit që ai drejton në ndihmë të jetimëve, e mori fjalën në këtë ceremoni edhe Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Xhon L. Uithërs II, i cili u shpreh:
“Zoti President Topi,
Zonja Topi,
I nderuar Ministër,
Familja Topi,
Të nderuar miq të tjerë,
Zoti Çumani,
Dhe veçanërisht fëmijët që ndodhen të përfaqësuar këtu sot!
Unë mendoj që ky është një rast, prezenca ime e cila nuk e nderon ceremoninë, por ndjehem i nderuar që marr pjesë në një ceremoni të tillë. Është nder dhe privilegj i veçantë për mua të marr pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljes Institutit, punës së madhe që zoti Çumani, bashkëpunëtorët e tij dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në mbrojtje të drejtë që jetimëve në Shqipëri u kanë bërë. Fëmijët janë e ardhmja jonë. Nga fëmijët rriten dhe shpresat tonë. Nga fëmijët dalin ëndrrat tona dhe prej këtyre ëndrrave ne mund të krijojmë një shoqëri më të mirë, një tokë më të mirë. Puna që është bërë këtu sot, punë të cilën Presidenti me medaljen e tij ka shprehur vlerësimin e tij, është një investim për të ardhmen tonë, është një investim në përmirësimin tonë dhe është një ndërtim që thërret paqen tonë të përjetshme. Dhe fëmijët që ne ndihmojmë sot, fëmijët jetimë gjithashtu realizojnë ëndrrat dhe realizojnë plotësisht potencialin e tyre, ecin drejt atij objektivi, drejt një bote më të mirë. Faleminderit shumë që unë ndodhem sot këtu”.
Më tej, me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, një përfaqësuese e fëmijëve jetimë të pranishëm në këtë aktivitet, tha:
“Me rastin e 20 Majit, ‘Dita Kombëtare në ndihmë të jetimëve’ në kuptimin simbolik të fjalës, jetimët e Shqipërisë shpallin sot, këtë ‘amnisti’ sociale dhe apelojnë:
Falje…
Falim ata që na sollën në jetë dhe nuk mundën të na rrisin dot;
Falim ata që na shohin përditë mes tyre dhe nuk na mbështesin;
Falim ata që na premtojnë dhe nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre;
Falim ata që nuk na e dhanë dhe nuk po na e japin mundësinë për të qenë si gjithë të tjerët;
Falim ata që na përmendin vetëm për fushata elektorale;
Falim ata që nuk e dinë se çdo të thotë të falësh;
Falim ata që nuk e dinë se jemi edhe ne qytetarë të Republikës së Shqipërisë;
Falim sepse jemi të barabartë, ndaj kërkojmë mbështetje, integrim dhe mundësi nga shteti ynë që nuk po bëhet dot familja jonë;
Falim sepse e dimë çdo të thotë të jesh jetim;
E fundit humbi shpresa, ndaj falim sepse shpresojmë”.
Ndërsa Presidenti Topi, në fjalën përshëndetëse me këtë rast, u shpreh:
“Të dashur fëmijë!
Të nderuar drejtues të Institutit!
I nderuar zoti Ambasador Uithërs!
I nderuar zoti Ministër!
Të nderuar personalitete të artit, kulturës!
I nderuar zoti Çumani!
Padyshim, ky është një moment ceremonial, por në të njëjtën kohë, një moment i fortë sentimenti, ndjenje, ku besoj që njeriu me përmasat e tij formale nuk duhet të orientohet thjesht në një pikë. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme që kërkojmë të institucionalizojmë, ditën në favor të jetimëve, të tregojmë dhe të demonstrojmë të gjithë angazhimin tonë njerëzor dhe institucional. Sinqerisht më preku apeli i asaj vajze, që padyshim është apeli që vjen nga ndjenjat që ka ajo, nga ndjenjat që kanë bashkëmoshatarët e saj. Janë ndjenjat që kanë të gjithë fëmijët që kanë statusin e jetimit. Padyshim, jeta, sikurse është e bukur në të gjitha dimensionet e veta, të ofron edhe situata të tilla. Sigurisht, ata që janë më të pafajshmit, janë pikërisht ata që ne sot i etiketojmë me atë fjalë që merr një simbolikë të veçantë për ne. Unë do të doja që të dilnim nga përmasat e këtij emërtimi, e këtij etiketimi, sepse është jo vetëm në detyrën e institucionit të shtetit, por mbi të gjitha është një detyrë e shoqërisë për të treguar më shumë humanizëm, por edhe për të demonstruar më shumë veprim. Nuk mjafton të jesh human, nuk mjafton të tregohesh një herë në vit që i përkujton këto situata dhe i jep edhe ‘Medaljen e Mirënjohjes’, përkundrazi, detyrimi i shtetit, detyrimi i njerëzve, të cilët vërtet në përmasat e tyre janë shumë influentë në shoqëri, dhe më vjen mirë që ka një përfaqësi kaq të nderuar. Me një shikim të shpejtë unë shikoj që secili është një personalitet më vete, dhe mbi të gjitha vlerësohet përkushtimi i tyre, ndjeshmëria e tyre, dhe jam i bindur që secili në pozicionin e vet, qoftë si interpretues i një akti, qoftë si përfaqësues i një institucioni, demonstrojnë së pari atë solidaritet njerëzor, pikërisht me këtë kontigjent njerëzish, të cilët duhet të jenë në fokus të vëmendjes dhe të përkrahjes sociale.
Unë e di që jeta sot është bërë veçanërisht e vështirë. Sot e kanë të vështirë të orientohen fëmijët me prindër, fëmijët që kanë familje të organizuara. Përfytyroni sa e vështirë është kjo për fëmijët jetimë, që kanë brenda dimensionin e dramës së tyre, dhe nga ana tjetër, nuk kanë atë përkujdesje të gjithanshme që duhet të rrethojë botën e një fëmije.
Vërtet është bërë shumë. Unë sinqerisht ju falenderoj, ju përgëzoj për të gjitha inisiativat që keni marrë, për të gjithë përkujdesjen. Falenderoj edhe ish-Ministrin e Punës, zotin Duro, për propozimin dhe unë besoj që ky është një element që duhet patjetër të na vendosë të gjithëve në një mision që nuk është i vështirë, nuk është i pamundur, por është misioni më i lehtë që mund të ketë një institucion dhe njerëzit më të përgjegjshëm të shoqërisë. Të kthejnë vëmendjen pikërisht tek ky kontigjent njerëzish që sot vijnë në mënyrë të organizuar, në formën e një institucioni. Duhet të ketë më shumë projekte, duhet të ketë më shumë kujdes për reformim ligjor dhe duhet patjetër të ketë një orientim qysh në qelizë për të ardhmen e tyre. Gjëja më e rëndësishme që ne mund të bëjmë për këta fëmijë është që t’i orientojmë ata drejt një arsimimi, drejt një shkollimi, në mënyrë që drama e tyre të minimizohet para të ardhmes së tyre, para perspektivës së tyre. Unë, pa diskutim, që do të forcoj më shumë të gjithë ndjeshmërinë time, të gjithë veprimin tim, timin përsonalisht, të familjes sime dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, të inkurajoj politikën, e cila të mos kujtohet vetëm kur vjen një ditë për ta kujtuar, të mos kujtohet vetëm kur i vjen një ligj për ta reformuar, por edhe brenda reformimit të këtij ligji patjetër duhet të jetë ndjeshmëria maksimale. Të mendojmë njëherë sikur të ishim ne në ato kushte. Të gjithë e kemi kaluar fëmijërinë. Çdo fëmijë është jashtëzakonisht i ndjeshëm. Çdo njeri ka në memorjen e tij situata kur është ndjerë i fyer, kur është ndjerë jo i konsideruar, por jo në situatën e tyre. Unë dëshiroj që këtë ditë të mos e kthej e t’i jap nuanca të dramacitetit, përkundrazi. Këtë ditë do ta kthejmë në një situatë optimiste, sepse këta fëmijë sot janë nën kujdesin e një institucioni. Jam i bindur që apeli im sot patjetër do të potenciojë të gjithë angazhimin e institucioneve të tjera. Dhe ky kujdes nuk duhet të jetë, sikurse e thashë, në një orë, në një ditë, por gjatë gjithë vitit. Dhe patjetër do të aplikojmë të gjitha mekanizmat, jo vetëm për t’i arsimuar në Shqipëri, por për të gjetur kanale komunikimi dhe me institucionet homologe jashtë Shqipërisë, që të jenë vërtet qytetarë të denjë të Shqipërisë dhe të Evropës.
Edhe njëherë, unë ju falenderoj për këtë prezencë, dhe patjetër do të kemi edhe takime të tjera, ndoshta edhe larg medias, - media është shumë e rëndësishme për ta mediatizuar, për ta sensibilizuar publikun, - por marrëdhëniet duhet të jenë edhe përtej medias, të jenë marrëdhënie sa më njerëzore, sa më të afta për të plotësuar gradualisht atë vakuum, i cili realisht nuk plotësohet kurrë”.
Në këtë ceremoni zyrtare dekorimi ishin të pranishëm, Zonja e Parë, Teuta Topi, së bashku me vajzat e Presidentit, Nada dhe Etida Topi, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Dr. Xhon Uithërs, ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro dhe Ministri aktual, Viktor Gumi, deputeti Besnik Mustafaj, artistë të mirënjohur të artit e skenës shqiptare, drejtues të bashkësive fetare në vend, fëmijë jetimë, si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.