E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë me "Medaljen e Mirënjohjes".

28 prill 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë në shoqërinë shqiptare, në ndihmën dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të tyre, duke dhënë shpresën për një të ardhme edhe më të sigurt, nderin dhe dinjitetin që u takon”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›