E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Zelensky flet sot në Kuvend, ministrja Spiropali publikon videon: Lavdi Ukrainës!

Sot në Kuvendin e Shqipërisë në orën 13:00, do të flasë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar në rrjetin e saj social Facebook, një video në mbështetje të Ukrainës.

Në klipin e publikuar, përfshihen momente nga takimi i ministres Spiropali me Zelensky-n në 2021 e deri tek marshimet në Shqipëri në mbështetje të Ukrainës.

Postimi i ministres Elisa Spiropali:

Tribut – Sot në 13:00 fjala e Presidentit Zelensky në Kuvendine Shqipërisë. #WeStandWithUkraine

Prej fillimit të luftës në 24 shkurt, Presidenti Zelensky ka mbajtur fjalime në Parlamentet e shumë shteteve ku kërkon mbështetje të plotë ndaj Ukrainës.

Kujtojmë që Shqipëria dhe SHBA janë  bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit në OKB ku propozuan një rezolutë për dënimin e akteve të Rusisë.

Në fillim të muajit mars, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u miratua me 141 vota pro e 5 kundër, rezoluta që i kërkon Rusisë të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Sigurisht në mbështetje të Ukrainës, edhe Shqipëria votoi pro kësaj rezolute.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›