Presidenti: Zgjidhje institucionale për dëmshpërblimin
Presidenti takoi një përfaqësi me ish-të përndjekur politikë dhe nje të pronarëve të shpronësuar nga Shkodra. Pasi dëgjoi pretendimet e tyre, Topi u sugjeroi rrugën që duhet të ndjekin përz zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u takua të enjten me një përfaqësi të përbërë nga të shpronësuar dhe të përndjekur politikë nga Shkodra, thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës.
Përfaqësuesit e të përndjekurve nga Shkodra, të cilët rrjedhin nga familjet të shquara e me tradita të vyera patriotike si familja Serreqi, Bushati, Guraziu, Dani, Gurakuqi, Vocaj, etj, parashtruan shqetësimet dhe problemet e tyre lidhur me vështirësitë dhe pengesat që ndeshin si shtresë shoqërore, si përsa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit, ashtu dhe çështjes delikate të kthimit të pronave.
Kryetari i shtetit shqiptar theksoi se i ka ndjekur gjithmonë me vëmendje dhe në vazhdimësi shqetësimet e tyre në lidhje me kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe me dëmshpëblimin e të përndjekurve politikë, jo vetëm si detyrim të Institucionit të Presidentit, por dhe si një detyrim moral e personal.
Duke ndarë shqetësimet e ngritura, Presidenti Topi u sugjeroi përfaqësuesve të të përndjekurve politikë dhe të shpronësuarve që të shprehin e të paraqisin me zë të lartë problemet e tyre, të përdorin rrugët dhe mënyrat institucionale e demokratike për zgjidhjen e problemeve, duke i siguruar gjithashtu që ata do të gëzojnë gjithmonë mbështetjen e tij të pakursyer si personale, ashtu edhe institucionale në cilësinë e Presidentit të Republikës.
(d.b/BalkanWeb)