E Diel, 1 Nëntor 2026

Terror me armë në një buzuk, pranga 2 personave

Dy 37 vjecarë në gjendje të dehur kanë hyrë brenda një lokali me muzike live natë ne Durres dhe me pas kanë qëlluar me armë në drejtim të banakut e të orkestrës por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima 

DURRES-Terror me armë në një Buzuk të qytetit të Durresit. Dy 37 vjecarë në gjendje të dehur kanë hyrë brenda një lokal natë mbremjen e se merkures dhe me pas kanë qëlluar me armë në drejtim të banakut e të orkestrës por fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima. Më pas në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka mundur që ti arrestojë autorët e ngjarjes si dhe të gjejë e sekuestrojë armën e zjarrit një pistoletë “zastava”. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 pak para mesnates kur Skënder Laci dhe shoku i tij Florian Luca që të dy banorë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit në gjendje të dehur kanë tentuar të hyjnë në lokalin e natës. Ata janë penguar në tentativën e tyre nga ana e punonjësve të sigurisë. Në këto kushte njëri prej tyre, Skënder Laci, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë “Zastava” të cilën ia ka drejtuar punonjësve të sigurisë e me pas duke hyre ne ambientete e lokalit.
Frekuentuesit e lokalit si dhe personeli kanë mbetur të tmerruar nga kjo ndodhi deri ne momentin kur dikush ka arritur të njoftojë policinë dhe grupet e gatëshme kanë mbërritur në vendngjarje pa i lënë kohë dy 37 vjecarëve të largohen nga ku eshte bere menjehere arrestimi i tyre duke sekuestruar dhe armen e zjarrit.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›