E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne bashkebisedim me gazetaret E majta eshte e corientuar

Opozita e ka humbur frymën qe normalisht do te duhej te krijonte ne nje fushate zgjedhore dhe shkon ne keto zgjedhje e çorientuar. Dhe frymen, sipas kryeministirit, ia shuajti Rama me futjen ne lista te Koco Kokedhimes. 

“Per nje  qeveri nuk eshte e thjeshte qe te kete frymen, me lehte e krijon opozita, por kesaj here iu shua fryma opozites. Driten e fundit ia perpiu Koco, pastaj erresiren me Fidelin…”, u shpreh Berisha. 

Ne bashkëbisedimin me gazetaret ne Korçë, kreu i qeverise tha se kete corientim po reflekton e majta ne mbare boten. 

“Nje grup aventurieresh, nje perzjerje diktatoresh qe ndiqen per krime kunder njerezimit dhe firmosnin deklarata kundër Sali Berishes, u shperbë. Ngeli Rama me nje grusht diktatoresh dhe humbesa te pashprese ne politike”, tha Berisha. 

Ndryshe po ndodh me te djathten dhe filozofine e saj, jo vetem ne Shqiperi. 

“Ka nje studim te Soros, ne te cilin, eshte hetuar, studiuar sjellja e tij dhe sjellja ime. Ai ka dale se shan 3 here me shume se une. Kjo eshte e verteta. Se dyti, me sharje nuk nderton asgje. Ndertohet hici dhe politikani nuk duhet te perdore. Nese i kam perdore, kam bere gabim. Ndersa ai eshte i papermbajtur. Kjo tregon se Berisha ka qene konseguent ne konceptet e politikes se tij te qendres se djathte. Nese sheh fjalorin, gjen taksa e ulet, liri ekonomike, iniciativa e lire. Ndersa Evdin K Rama ka qene sic eshte e majta… i bene demostrata mikut tim Borisov, bullgaret e vendosen prape. Dhe Stanishevin qe bente deklarata kunder meje me partite e opozites serbe e nxorren ne pension. Por ata s’shkulen nga karrigia. 

E majta eshte disaster. Kudo ka thelluar krizen. Eshte krize e thelle ne Europe kjo. Nuk zgjidhet me sllogane e demagogji, por me reforma te thella”, vlerësoi kreu i mazhorancës. 
Edhe ne marredheniet me aleatet, Kryeministri tha se ai eshte treguar me luajal se kundeshtari i tij politik dhe per kete tregoi nje histori te vjeter. 

I pyetur per mundesine e nje debati televiziv me Ramen dhe per daljen e tij ne studiot televizive perballe analisteve, Berisha u shpreh.
“Ju jeni perfaqesues te mediave, mendojne se ju nuk jeni gazetare, ata nuk jane qytetare qe ngrejnë shqetesime nga me te ndryshmet. 
Do jem ne studio televizive, fushatat .. ke zgjedhur menyren tende per te hyre ne beteje. Per nje km, ballafaqimi me qytetarin eshte detyrim. Nje km qe nuk ka nje arkiv, nje rekord, s’do te mund ta bente kurre kete… mesoj shume nga problemet e tyre dhe paraqes ato qe kam bere.
Kam mbështetjen me te madhe per analistet, moderatoret, sms qe marrin dhe i siguroj qe me shume kenaqesi jane te ftuar te vijne ne cdo takim shtypi. Por me ju kam nje detyrim, se cdo dite i jepni publikut nga veprimtarite e mia. Ne autobus nuk rri dot une. Keni pare te me kerkoje zoti Meta ne debat. Tek a çift, kush do te dale ne debat. E kam ftuar dy here, ai s’ka pranuar. Te zgjidhin ca probleme njeri me tjetrin. 
Nje gje i them Metes. Nje dite flet si qeveri, një dite si opozite. I kane ca probleme ata me veten, por gradualisht do te adaptohen”, deklaroi Berisha, gjatë fjalës së tij.

Kryeministri hodhi poshtë ne menyre kategorike edhe lajmet e publikuara ne shtypin e shkruar për uljen e pagave per policinë e shtetit. 

Kryeministri theksoi gjithashtu se heqja e vizave me Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te behet realitet vetem ne baze te merites. Ndersa vlersoi te gjithe bashkepunetoret e tij qe nuk u perfshine ne listat per deputete si dhe deputetet socialiste qe me voten e tyre votuan pro interesit te vendit, per te penguar zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme dhe per ta futur qeverisjen e vendit ne ngerc. Persa i perket ceshtjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kryeministri tha Rama kerkon t’i përdorë si alibi per humbjen e zgjedhjeve dhe se mazhoranca eshte e gatshme t’i votoje emrat qe do te sjelle opozita per te plotësuar vendet e lena bosh. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›