Presidenti Çavez për 4 ditë rresht këndon e flet në "talk show"
Presidenti venezuelas, Hugo Çavez,
ka bërë të ditur planin e tij për të
ndërmarrë një maratonë 4-ditore "talk
show", ylli i së cilës do të jetë vetë ai.
Presidenti populist drejton një program
të përjavshëm televiziv
në televizionin shtetëror
dhe në radio, e quajtur
"Alo President", që zgjat
rreth 8 orë, por me rastin
e 10-vjetorit të kësaj
shfaqjeje ai ka parashikuar
një maratonë të vërtetë.
"Talk show im do të jetë i
ndarë në kapituj si një telenovelë
e vërtetë", ka deklaruar Çavez, një
ish-ushtarak i forcave speciale, që shpesh
edhe parapëlqen të këndojë. Sipas tij,
gjatë kësaj maratone 4-ditore do të ketë
gjithçka edhe këngë, edhe biseda, edhe
shfaqje. Programi i tij zakonisht jepet të
dielave dhe në të Presidenti këndon, fl et,
shpjegon politikat qeveritare dhe kritikon
të huajt. Ndërkohë, edicioni i posaçëm do
të zhvillohet të enjten, të premten, të shtunën
dhe të dielën. Muajt e fundit, Çavezi
i ka sulmuar shumë mediat e opozitës,
madje një javë më parë,
policia venezuelase sulmoi
shtëpinë e botuesit të
gazetës kryesore opozitare.
Hugo Çavez është i
njohur për politikat e tij të
ashpra kundër shtypit të
lirë, duke dashur që të sundojë
dhe mbizotërojë kudo
e të shndërrohet në një
President të përjetshëm. Pikërisht shtypi
ka qenë një nga faktorët që ia ndaloi
përpjekjen për ndryshimin e Kushtetutës
përmes një referendumi për Kushtetutën
që dështoi përpjekjen e Çavezit për
ndryshimin e kushteve për zgjedhjen e
Presidentit.
ka bërë të ditur planin e tij për të
ndërmarrë një maratonë 4-ditore "talk
show", ylli i së cilës do të jetë vetë ai.
Presidenti populist drejton një program
të përjavshëm televiziv
në televizionin shtetëror
dhe në radio, e quajtur
"Alo President", që zgjat
rreth 8 orë, por me rastin
e 10-vjetorit të kësaj
shfaqjeje ai ka parashikuar
një maratonë të vërtetë.
"Talk show im do të jetë i
ndarë në kapituj si një telenovelë
e vërtetë", ka deklaruar Çavez, një
ish-ushtarak i forcave speciale, që shpesh
edhe parapëlqen të këndojë. Sipas tij,
gjatë kësaj maratone 4-ditore do të ketë
gjithçka edhe këngë, edhe biseda, edhe
shfaqje. Programi i tij zakonisht jepet të
dielave dhe në të Presidenti këndon, fl et,
shpjegon politikat qeveritare dhe kritikon
të huajt. Ndërkohë, edicioni i posaçëm do
të zhvillohet të enjten, të premten, të shtunën
dhe të dielën. Muajt e fundit, Çavezi
i ka sulmuar shumë mediat e opozitës,
madje një javë më parë,
policia venezuelase sulmoi
shtëpinë e botuesit të
gazetës kryesore opozitare.
Hugo Çavez është i
njohur për politikat e tij të
ashpra kundër shtypit të
lirë, duke dashur që të sundojë
dhe mbizotërojë kudo
e të shndërrohet në një
President të përjetshëm. Pikërisht shtypi
ka qenë një nga faktorët që ia ndaloi
përpjekjen për ndryshimin e Kushtetutës
përmes një referendumi për Kushtetutën
që dështoi përpjekjen e Çavezit për
ndryshimin e kushteve për zgjedhjen e
Presidentit.