Berisha zhvilloi sot nje takim me Ministrin kosovar te Forces se Sigurise

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës zotin Fehmi Mujota, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar Oketa. Ministri kosovar Mujota vleresoi arritjet e Shqiperisë në procesin e integrimeve euro-atlantike, duke e përgëzuar kryeministrin Berisha për antarësimin e Shqipërisë në NATO. Ministri kosovar gjithashtu theksoi nevojën e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë midis Forces së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vuri ne dukje progresin e madh që ka bërë Kosova, që nga shpallja e pavarësisë dhe theksoi se ndryshe nga skeptiket, Kosova ka provuar se eshte ne gjendje te garantoje sigurine e qytetareve te saj. Kryeministri Berisha, ndër të tjera shprehu besimin se do te intensifikohej edhe me tej, procesi i njohjes se pavaresise. Duke vleresuar arritjet në zhvillimin e disa prej sektorëve të rëndësishëm për vendin,Kryeministri Berisha theksoi se mbetet ende pune për të bërë, në drejtim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së punësimit.
...