Presidenti çek Klaus prezanton librin e tij në Tiranë
Gjatë vizitës në Tiranë presidenti çek Vaclav Klaus ka prezantuar librin e tij "Planeti Blu në Vargonj të Gjelbër"
"Cila rrezikohet: klima apo liria?", - ka ngritur pyetjen e tij Presidenti çek, VAçslav Klaus, në nëntitullin e librit të botuar në gjuhën shqipe, me mbështetjen e "Institutit të Studimeve Ndërkombëtare", duke bërë njëherazi një parantezë, midis "lirisë njerëzore" dhe "ngrohjes globale".
Gjatë prezantimit të librit kanë qënë të pranishëm figura te njohura të shtetit dhe shoqërisë shqiptare si Besnik Mustafaj, Teodor Laço, Sabri Godo, Valentina Leskaj, Marko Bello etj. Pjesë e ceremonisë së promovimit të librit të presidentit çek ka qenë edhe trupi diplomatik i akredituar në shqipëri.
Ceremonia e promovimit të librit "planeti blu në vargonj të gjelbër" ka sjellë në Tiranë jo vetëm profilin e një libri interesant mbi zhvillimet politiko-shoqërore në botë, por ka sjellë edhe në Shqipëri edhe mendimet e një njeriu kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në këto momente siç është presidenti i çekise. Në fund të prezantimit presidenti Cek Klaus ka shpërndarë autografe mbi librat për të pranishmit.
Libri "Planeti blu në vargonj të gjelbër" në maj të vitit 2007, u publikua për herë të parë në gjuhën çeke. Pesë javë para se të vinte në Shqipëri, Presidenti i Republikës së Çekosllovakisë, Klaus, ka promovuar librin me titull: "Planeti blu në rrezik", - ku sipas tij, mesazhi kryesor ka qenë i njëjtë: Kërcënimi kryesor është, që liria jonë po rrezikohet!