E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova, vend i favorshëm për investime

Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të shpejtë, tha sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në hapje të punimeve dyditore të forumit ndërkombëtar "Kosova - mundësi energjetike", i cili po zhvillohet në Prishtinë. "Kosova është shtet i ri dhe shumë gjëra ende janë në proces të zhvillimit, por në rrugë të mbarë. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim të shpejtë, dhe për këtë qëllim, qeveria tashmë ka krijuar një mjedis shumë të sigurt dhe të favorshëm për investime", tha kryeministri Thaçi. Ai bëri të ditur se Kosova është në prag të fillimit të investimeve të mëdha në sektorin e energjetikës.
"Jemi të gatshëm të vëmë në funksion shfrytëzimin e rezervave të qymyrit për ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, por kjo do të bëhet vetëm duke respektuar normat më të larta të ruajtjes së ambientit dhe po ashtu për ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë alternative", theksoi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›