E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi edhe sot nuk merr pjese ne votim

Nen drejtimin e Braces

Marredhenia e kushtezuar me Parlamentin do te vijoje edhe sot nga ana e deputeteve te Partise Socialiste. Grupi parlamentar i mbledhur dje ne mesdite nen drejtimin e nenkryetarit te tij Erjon Brace ka vendosur rreth qendrimit qe do te mbahet ne seancen e sotme plenare. Keshtu sipas informacioneve nga PS-ja behet e ditur se bojkoti ndaj votimit do te vazhdoje pavaresisht se ceshtja e gjykates administrative ka provokuar pakenaqesine e atyre qe konsiderohen si aleate te Shqiperise Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Lidhur me kete gje edhe ne mbledhjen e fundit te grupit ka pasur disa shkembime pikepamjesh te cilat kane gjetur shprehje ne nje dokument te plotesuar me nje seri propozimesh per miratimin e reformave kryesore ne vend. I mbetur pa pergjigje pozitive drafti i opozites eshte keshtu edhe oferta e fundit negociuese e saj per krizen mbetja pezull e se ciles po orienton zhvillimin politik drejt protestave dhe ballafaqimit jashte institucional. Sipas deputeteve socialiste aktivizimi i tyre do te formalizohet gjate 60 minutesisht te diskutimeve te lira ku ata do te flasin rreth aferave korruptive qe kane perfshire se fundmi qeverine shqiptare te drejtuar nga Sali Berisha. Madje sipas te njejtave informacione eshte bere e qarte se denoncimi do te vijoje edhe ne ditet ne vijim duke vendosur nje precedent te ri ne historine e tranzicionit te pakten ne faktimin dhe dokumentin e korrupsionit qeveritar. Krahasimisht me opoziten e Sali Berishes kjo e tanishmja po aktualizohet permes akuzave konkrete dhe jo retorikes pergjithesuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›