Atlantis ne toke misioni 30-vjecar ne hapesire
Anija hapësinore Atlantis mbërriti për herë të fundit në tokë, duke i dhënë fund programit amerikan që vazhdoi për 30 vjet në udhëtimeve në orbitë. Mjeti fluturues u ul në Qendrën Hapësinore Kenedi, pak para lindjes së diellit. Anijet e NASA-s të tilla si Atlantis u përdorën për të ndërtuar stacionin hapësinor, dhe për të lëshuar teleskopin Habël.
“Këto anije ndryshuan mënyrën sesi ne e shohim botën dhe kjo ndryshoi mënyrën sesi ne shohim tashmë Universin”, tha komandanti Kris Ferguson pas uljes. Duke folur në radion e kontrollit të misionit, ai tha se mes humë emocioneve, e sigurtë është që Amerika nuk do të ndalë eksplorimin e hapësirës.