Presidenti dekreton tre anetare te rinj per Gjykaten e Larte

Presidenti i Republikes Bamir Topi dekretoi dje edhe emrat e tre anetareve te rinj te Gjykates se Larte. Presidenti ka dekretuar si anetare te rinj te ketij institucioni te larte te drejtesise ne vend gjyqtaret Edmond Islamaj Manjola Bejleri dhe Shkelzen Selimi. Edmond Islamaj kryen aktualisht detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit Tirane si dhe eshte anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise i zgjedhur nga Konferenca Gjyqesore. Me kete dekret Presidenti i propozon Parlamentit qe z. Islamaj te ngjise shkallet e karrieres ne gjyqesor si anetar i Gjykates se Larte.
Gjyqtari tjeter i dekretuar eshte Shkelzen Selimi aktualisht me detyre ne Gjykaten e Vlores. Me dekretin e tij Presidenti Topi ka vleresuar edhe punen e gjyqtares se Gjykates se Tiranes Manjola Bejleri duke cuar ne Parlament dekretin per emerimin e saj. Znj. Bejleri eshte nje nga gjyqtaret e njohur prej publikut per shkak se ajo drejton Shoqaten e Gjyqtareve te Shqiperise dhe jo rralle ka qene kritike ndaj projektligjeve te qeverise per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor. 3 dekretet e nxjerra do tu nenshtrohen seancave degjimore ne Komision te Ligjeve se bashku me 4 kandidatet per Gjykaten Kushtetuese te nxjerra para disa ditesh. Tashme kreu i shtetit i ka dhene fund procesit te emerimeve ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese dhe i ka mbetur vetem emerimi i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Me fillimin e sesionit te ri parlamentar ashtu sic kishte paralajmeruar kreu i shtetit dekretoi edhe 4 anetaret e rinj te Gjykates Kushtetuese kandidatura te cilat ende nuk kane filluar te shqyrtohen ne Parlament. Disa dite me pare kreu i shtetit dekretoi edhe emrat e kater anetareve te rinj ne Gjykaten Kushtetuese. Anetare te rinj te GJK-se u emeruan Fatmir Hoxha Edlira Jorgaqi Artan Hoxha dhe Ardian Leka. Emrat e anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte priten te miratohen tashme nga Kuvendi. Emrat e meparshem te dekretuar nga Presidenti ne korrik sa i perket Sokol Comos Vexhi Mucmates nuk gjeten konsensusin e deputeteve te mazhorances duke bere qe Presidenti te perzgjedhe figura te reja per anetare ne keto institucione te larta te gjyqesorit ne vend. Mosmiratimi i emrave te perzgjedhur nga Presidenti solli edhe hapjen e nje konflikti qe ekziston mes kreut te shtetit dhe mazhorances i pershkallezuar me pas me mosdekretimin nga Presidenti te ligjit te pronave i cilesuar nga kreu i shtetit me probleme antikushtetuese ne nene te ndryshme te tij.