E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza ne Kuvend Ruli Shalsi teatri ambulant i Rames

Bulku Qeveria e PS-se dhuronte koncesionet te shkallet e Kryeministrise

Akuzat e forta mes mazhorances dhe opozites kane zbritur kete here ne Parlament. Deputetet demokrate kane akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Ramen per korrupsion me lejet e ndertimit ndersa te zgjedhurit e opozites kane vijuar me akuzat per koncesionet e dhena nga qeveria. Akuzat jane zhvendosur me pas tek privatizimi i ish-ekspozites mes deputetit Eduart Shalsi dhe ministrit Genc Ruli. Shalsi deklaroi se jane shitur troje publike per interesa personale e private duke trefishuar cmimit. Por Ruli i hodhi poshte akuzat duke pohuar se nuk ka prona per sherbime publike. Ai shtoi se prona do te shkoje tek pronaret kur ka te tille. Akuzave per koncesionet u eshte kunderpergjigjur per here te pare edhe deputetja demokrate Rajmonda Bulku. Ajo tha se burri i saj ka punuar ne menyre teresisht ligjore dhe sipas rregullave dhe nuk ka bere asnje shkelje.

Debati Shalsi-Ruli

Ligjvenesi socialist akuzoi mazhorancen per korrupsion. Sipas tij duhet te behen transparente abuzimet me pronat publike. Shalsi tha se Ministria e Mbrojtjes ka bere publike listen e pronave qe privatizohen ku bejne pjese dhe prona qe perdoren per sherbime publike. Nje tjeter abuzim tha ai eshte edhe ai me ish-ekspoziten. Ende shqiptaret nuk e dine pse nga shkurti ne nentor cmimi i trojeve publike rreth ekspozites u 2 apo 3-fishuan nderkohe qe ekspozita qendroi po aq. Po kjo histori nuk ka mbaruar keni bere nje privatizim me bono thesari. Fakte te reja do dalin - tha Shalsi. Akuzave te tij iu kunderpergjigj ministri i Bujqesise Genc Ruli. Ai e konsideroi Shalsin si nje teater ambulator. Une bie dakord me shqetesimin e deputetes socialiste se ne Tirane mungon nje teater kombetar por ne Tirane kemi teatrin ambulator Shalsin. Ne te gjitha pikat e Tiranes Shalsi me nje ton patetik na kujton retoriken e teatrit te vjeter grek dhe sot na e solli perseri ne Parlament. Megjithate nje hap para qe e ngriti problemin ne Parlament - ironizoi ai. Lidhur me akuzat per pronat Ruli sqaroi se nuk ka prona te destinuara per te qene prona per funksion publik por ato behen te tilla. Nese pronat kane pronare ligji i detyron ti kthehen pronarit dhe bashkia duhet ti bleje sic ben qeveria por jo ti merret pronarit pa i dhene leke. Sa per pyetjen ty do te pergjigjem kur te kerkosh te ngresh sot komisionin hetimor qofte per koncesionet qofte per ekspoziten dhe jo te beni teatrin ambulator ne rruget e Tiranes - pohoi ai.

Reagon per here te pare Bulku

Deputetja demokrate Rajmonda Bulku eshte pergjigjur per here te pare pas akuzave te bera nga socialistet per abuzim me koncesionet nga bashkeshorti i saj. Ajo sqaroi se bashkeshorti i saj eshte arkitekt me pervoje 20-vjecare dhe punon ne nje studio projektimi e cila perfshin aktivitete ne projekte hidro-teknike. Ka punuar per 43 vjet ne hidrocentralin e Bences bashke me firmen fituese te koncesionit pa kerkuar perfitime pa shkelur ligje dhe rregulla. Eumlshte e cuditshme qe keto shkresurina lexohen nga juriste te PS-se pjesetare edhe neper delegacione te Krokodili ne Vjene dhe dine te lexojne por nuk kuptojne apo nuk duan te kuptojne se fjala koncesion nuk eshte prone por eshte vetem nje dhenie ne shfrytezim per nje afat kohor te limituar - tha ajo. Bulku shtoi se PS duhet te sqaroje se si jane falur koncesionet dhe lejet e ndertimit gjate qeverisjes se saj deri ne 2005. A mund te thoni jane dhene koncesione kur ju drejtonit pushtetin ne 2001-2005 jane bere studime jane bere tendera A jane firmosur ne shkallet e Kryeministrise dhe parate nuk dihet se ku kane shkuar Ndoshta nuk eshte nevoja qe ju te germoni ne arkiva por i keni ketu ne salle i keni deputete. Pjesa juaj eshte kryesisht e re dhe nuk eshte ne dijeni. I keni dhene dhurata keto koncesione. A mund te thoni si jepen tenderat per investime publike apo heqjen e plehrave te Tiranes dhe nuk eshte nevoja te pyesni larg sepse keni tek ju deputete qe marrin kuneterit qe marrin edhe plehrat se nuk u mjaftojne pallatet dhe lejet e ndertimit. A mund te thoni ju se ku drejtohet berja e projekteve dhe ndertimeve ne bashki nga shefi juaj dhe mos pyesni larg se i keni ketu deputetet qe kane burrat arkitekte - tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›