E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli hesht për SMS-te

Presidenti i ri i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka refuzuar te komentoje lidhur me skandalin e publikimit te mesazheve dhe prapaskenave te dyshuara se kane ndikuar ne zgjedhjen e tij ne krye te shtetit te Kosovës, pas rrëzimit ne dy raundet e para nga kuvendi. I pyetur se cili është qëndrimi i tij lidhur me këtë skandal, ku sipas medieve është përfshirë edhe emri i ambasadorit amerikan Dell, Pacolli nuk ka pranuar te flasë. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, emri i te cilit përmendej ne një prej mesazheve te zbardhura, ka deklaruar se ai njeh Pacollin si president te zgjedhur nga parlamenti, duke shtuar se hetimet i takojnë drejtësisë. Ndërkaq, mediet ne Prishtinë i janë përgjigjur letrës se ambasadorit Dell te dërguar një dite me pare, ku thuhej se disa organe mediatike kane kryer veprime te jashtëligjshme duke përgjuar mesazhe private. Te përditshmet ne Kosovë i janë përgjigjur diplomatit te larte se zgjedhja e institucioneve nuk është çështje private, por publike.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?cjCztyWxK2s","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›