E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti finlandez: Rusia po përdor armë më të fuqishme se Ukraina

“Rusia po përdor armë më të fuqishme se Ukraina”. Kështu është shprehur presidenti finlandez Sauli Niinisto. Ai shprehet se sipas tij armatimet ruse përfshijn¡ edhe bomba termobarike të cilat ai i përshkruan si “armë të shkatërrimit në masë”, raporton BBC.

“Armët termobarike janë të diskutueshme sepse ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë të përmasave të ngjashme dhe kanë një ndikim të tmerrshëm te këdo që kapet në rrezen e tyre të shpërthimit”, tha presidenti finlandez.

Presidenti siguroi se Finlanda dhe vendet e tjera perëndimore kanë furnizuar Ukrainën vetëm me armë të llojit që do të përdoreshin edhe nga na e Rusisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›