Mbretëresha Elizabeth, monarkja e dytë me kohën më të gjatë të mbretërimit

Mbretëresha Elizabeth II është bërë monarkja e dytë që ka mbretëruar më gjatë në historinë e botës. Këtë të hënë ajo shënoi 710 vite e 127 ditë në fron, duke u renditur e dyta pas mbretit francez Louis XIV të Francës i cili u bë mbret në moshën katërvjeçare, raporton BBC.
Një ditë më parë ajo kishte të njëjtën kohë mbretërimi me mbretin e Tajlandës Bhumibol Bhumibol Adulyadej që ndërroi jetë në 2016-të.
Nëse Elizabeth II, do të vijojë të jetë në fron në maj të 2024-ës, ajo do të bëhet monarkja me kohën më të gjatë të mbretërimit në historinë e botës.
Elizabeth II u bë monarke në moshën 25 vjeçare, pas vdekjes së të atit në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit 1952.
Në shtator të 2015-ës, ajo u bë monarkja britanike me kohën më të gjatë të qëndrimit në fron, duke kaluar edhe katragjyshen e saj Mbretëreshën Viktoria.
/rtsh.al/