Video/ Po lahej në det, burri hidhet në erë nga minat në Odesa

Një burrë është hedhur në erë nga një minë teksa ka qenë duke u larë në një plazh në Odesa. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të tij. Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet momenti i shpërthimit teksa burri po lahej, ndërsa vajza dhe djali i tij mbetën të tronditur,
Shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por mbeti i padëmtuar nga shpërthimi. Policia e Rajonit të Odesës u bëri thirrje qytetarëve që të ndiqnin rrepësisht rregullat duke mos shkuar në detin e minura nga Rusët. “Policia u bën thirrje banorëve dhe mysafirëve të rajonit të Odesa që të ndjekin rreptësisht rregullat e ligjit ushtarak: mos shkoni në zonën e mbrojtjes bregdetare të Detit të Zi, mos notoni në detin e minuar”, ka thënë Policia.
/rtsh.al/