E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash-Morinë, dëmtohet sinjalistika

Rruga Kalimash-Morin, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë,vijon të dëmtohet në një pjesë të madhe të segmenteve të saj . Nga Kukësi deri në Morin i gjithë segmenti i autostradës,i përfunduar verën e shkuar është kthyer në problem për drejtuesit e automjeteve dhe për udhëtarët.

Bordurat anësore që tregojnë kufirin e rrugës me drita fosforishente janë dëmtuar,në qytetin e Kukësit dhe në fshatin Breg-Lumë në trasenë e autostradës janë hapur kanale dhe janë mbuluar më pas me zhavorr,në pjesë të tjera,nga reshjet e dendura të shiut dhe mungesa e skarpatave,dherërat kanë rrëshqitur duke bllokuar njërën korsi të rrugës.Nisur nga kjo situatë e krijuar drejtuesit e drejtorisë së rrugëve në Kukës kanë kërkuar nga kompanitë ndërtuese që të ndërhyjnë në pjesët e dëmtuara për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve e sidomos tani që ka filluar fluksi i madh I turistëve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›