E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Azerbajxhanit vizitë në Kazakistan

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, pritet që sot të nisë një vizitë dy ditore në Kazakistan, ku do të fokusohet në raportet e dy vendeve sa i përket energjisë.

Ambasadori i Kazakistanit në Azerbaixhan, Serik Primbetov, ka konfirmuar se Aliev do të takohet me presidentin e Kazakistanit ku do të diskutohet rreth energjisë.

Të dy udhëheqësit pritet gjithashtu të flasin për çështjen e dërgesave të naftës së Kazakistanit përmes Bakus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›