PS Jo bojkot ne Parlament te perseriten zgjedhjet ne Tirane
Ne Shqiperi kryetari i Partise Socialiste tha sot se shpreson qe Kolegji Zgjedhor te marre nje vendim bazuar ne kushtetuten dhe ne ligjin per te shpallur pavlefshmerine e zgjedhjeve ne Tirane te cilat tha ai u manipuluan nga futja ne kuti e fleteve te votimit. Zoti Rama i beri komentet gjate mbledhjes se asamblese se Partise Socialiste e cila percaktoi edhe kalendarin e veprimtarise politike te socialisteve. Pas zgjedhjeve ne strukturat lokale ata do te mbledhin me 5 nentor edhe kongresin per te zgjedhur strukturat e reja drejtuese. Si kunderpergjigje e debateve dhe zerave brenda partise qe kerkojne rikthimin e shpejte ne parlament zoti Rama tha se bojkoti e ka kryer funksionin e tij dhe se nevojitet nje kurs i ri politik dhe jete aktive parlamentare.