E Diel, 1 Nëntor 2026

Kineastët e rinj, një testim në festivalin 48 Hour Film Project

48 Hour Film Project është një festival i filmit të shkurtër në termin e prodhimit dhe promovimit të filmave dhe kineastëve të rinj, ekskluzivisht shqiptarë. Ky festival do të prezantohet në Tiranë për herë të parë gjatë këtij viti me krijues të rinj, duke lehtësuar

 krijimin e lidhjeve të reja dhe interaksionin midis tyre, shprehjen, afirmimin e potencialit dhe vlerave të tyre krijuese, për të bërë që fokusimi dhe grumbullimi i forcave krijuese dhe puna në grup të japë frytet e saj në një periudhë kohore rekord. Ata do të konkurrojnë për realizimin e një filmi të shkurtër vetëm brenda 48 orëve. Filmi më i mirë do të konkurrojë me filmat fitues nga e gjithë bota për titullin "Best 48 hour Film of the Year 2010". Faza e parë konsiston në organizimin e konferencave në krijimin e grupeve studentore me një producent, regjisor, skenarist, aktorë e kështu me radhë. Ata do të regjistrohen me emrin e producentit tek adresa e festivalit me qendër në Los Angeles: http://www.48hourfilm.com/tiranë. Takimi i parë për fazën e selektimit do të mbahet më 25 mars në Tiranë. Filmit fitues në nivel kombëtar i jepet një trofe dhe do të vazhdojë rrugëtimin, për të konkurruar, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Tiranën në Kompeticionin Ndërkombëtar në SHBA, për çmimin e lartë Filmapalooza, i cili zhvillohet në NAB Show.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›