E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e Shllakut Te riparohet rruga e shembur

11/10/2010Rreshqitjet e dherave u demtuan dhe disa banesa

SHKODER- Banoret e izoluar te komunes se Shllakut kerkojne nga Keshilli i Qarkut te Shkodres qe te nxjerre fonde te emergjente dhe te nderhyje per hapjen dhe riparimin e rruges kryesore te tyre te bllokuar qe prej tre ditesh nga shembjet e dherave. Sipas banoreve te kesaj komune te thelle malore masat qe po merren per largimin e dherave jane te pamjaftueshme per te kthyer situaten ne normalitet pasi ne mjaft pjese rruga eshte demtuar rende nderkohe qe rreziku i shembjes se dherave eshte ende prezent. Njekohesisht banoret e kesaj zone kerkojne nga qeveria qe te merren masat per banesat e demtuara nga shembjet ne menyre qe ato te behen te banueshme per rreth 50 banoreve te fshatrave ku pati shembje dherash nga shpatet e malit ne komunen e Shllakut. Shembja e dherave ndodhi tre dite me pare si pasoje e reshjeve te shumta qe pershine qarkun e Shkodres. Si pasoje e masiveve te dherave 10 banesa u bene te pabanueshme ndersa 30 te tjera u demtuan. Rreshqitjet e dherave ndodhen ne rrugen kryesore qe lidh Shllakun me Shkodren prane fshatrave malore Bene Ukbibaj Vukaj Fushe-Rate dhe Barcole duke e bere kete aks te pakalueshem. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›