Devid Bekham zhvillon stervitjen e pare me skuadren e re

Stërvitja e parë me Paris Saint Germain.
Prej momentit kur gjeti akordin me klubin francez, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Edhe për seancën e parë nën urdhrat e trajnerit Ancelotti, vëmendja për David Beckham ishte maksimale.
Ylli i futbollit ndërkombëtar iu bashkua shokëve të rinj të skuadrës në qendrën stërvitore “Camp des Loges”.
Me uniformën zyrtare të PSG-së dhe me një kapuç për tu mbrojtur nga temperaturat e ulëta. Kështu 35-vjeçari mori pjesë në stërvitjen që zgjati më pak se një orë, me lojtarët që nuk luajtën në sfidën me Valencian në Champions.
Stërvitja erdhi dy javë pas firmës deri në fund të sezonit me klubin e sheikëve.
Beckham, që do të luajë me numrin 32, po punon për të arritur formën optimale fizike.
Mesfushori pritet të grumbullohet me skuadrën në sfidën e 24 shkurtit, kur PSG do të luajë në Ligën e parë franceze me rivalët e mëdhenj, Olympique Marseille.