Presidenti i Dumes fton Topallin ne Rusi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori dje ftesen zyrtare nga Presidenti i Dumes ruse per nje vizite ne muajin nentor ne Rusi. Ftesa u dorezua nga zevendesministri i Jashtem i Federates Ruse z. Vladimir Titov gjate takimit ne seline e Kuvendit. Topalli duke shprehur konsideraten e saj te vecante tha se ndihet e nderuar per marrjen e kesaj ftese nga Presidenti i Dumes ruse. Ne takim u vleresua klima e re e bashkepunimit midis NATO-s BE-se nga nje ane dhe Federates Ruse nga ana tjeter. Me tej Kryetarja e Kuvendit tha Shqiperia po jeton nje vit historik ate te heqjes se vizave me BE-ne vendim i cili erdhi si ratifikim i progresit dhe transformimit te jashtezakonshem te punes se shqiptareve dhe reformave te qeverise Parlamentit dhe institucioneve. Duke trajtuar ceshtjen e heqjes se vizave me Rusine Kryetarja e Kuvendit tha se kjo nisme do te perbente nje faze shume te rendesishme jo vetem per marredheniet mes dy vendeve por dhe ne dimensione te tjera te bashkepunimit ne rajon. Zevendesministri rus tha se ne javet e ardhshme do te pershkallezohen edhe me tej negociatat mes autoriteteve te Shqiperise dhe te Rusise per heqjen e vizave. Duke trajtuar zhvillimet ne rajon Kryetarja e Kuvendit theksoi se njohja e pavaresise se Kosoves nga gjithnje e me shume vende eshte nje konsolidim i metejshem i paqes i stabilitetit dhe progresit ne rajon. Ajo u shpreh e sigurt se e ardhmja e Kosoves e Serbise dhe e te gjitha vendeve te rajonit eshte ne BE. Shqiperia ka luajtur perhere rolin kyc konstruktiv dhe te fqinjesise se mire ne rajon - u shpreh Kryetarja e Kuvendit ndersa zevendesministri i Jashtem rus tha se Moska zyrtare perkrah dhe inkurajon dialogun mes Prishtines dhe Beogradit si dhe perspektiven evropiane te popujve te rajonit.