PDU Idrizi Per partite e vogla te garantohet kodi
Shpetim Idrizi kreu i PDU-se kerkoi dje garantim te Kodit Zgjedhor ne rastin e pranise se partive te vogla ne zgjedhjet e ardhshme. Kreu i PDU-se uroi qe oferta e PS-se te jete e pranueshme per mazhorancen qe ky proces te jete sa me transparent. Spektri politik ka nevoje qe nepermjet Kodit Zgjedhor te garantohet edhe prania e partive te vogla - deklaroi z. Idrizi. Kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet vuri ne dukje se reforma zgjedhore nuk duhet te jete konsensuale vetem mes dy forcave politike. Ne fjalen e tij Idrizi pershendeti pjesemarrjen e faktoreve nderkombetare dhe te vet opozites ne kete takim. Ai u shpreh se te gjitha faktoret e mbledhur sot ne tryeze kane pervojen e duhur per te bere nje Kod Zgjedhor qe sjell zgjedhjet me standarde te kerkuara nga qytetaret dhe nga fakoret ndekombetare. Pershendes pranine e nderkombetareve dhe shoqerise civile te cilet i kane te te gjitha kapacitete e nevojshme per te arritur standardet. Gjate zgjedhjeve te fundit shqiptaret votuan si europian te vertete. Por problemet u bene gjate numerimit tha ai. Duke folur per konsensusin dhe parimin e gjitheperfshires Idrizi u shpreh se PDU do te paraqes propozimet e saj dhe amendamentet e Kodit Zgjedhor. Ketu duhet te perfshihen dhe forcat e tjera politike. Sistemi politik ka nevoje te pranoje gjithe edhe forcat politike te tjera. Ne jemi pergatitur dhe kemi propozimet tona tha Idrizi.