E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri nis me lotari per targa makinash

Pekin 2 janar 2011 - Ne kryeqytetin kinez Pekin mijera njerez e kane filluar Vitin e Ri perpara kompjutereve me shpresen qe te fitojne nje targe makine mbeshtetur ne nje sistem te ri kuotash.

Autoritetet hapen ne mesnate nje faqe interneti dhe shtetasit qe shpresojne te behen vozites te makinave e perdorin kete faqe per tu regjistruar ne nje lotari mujore qe nxjerr edhe fituesit e nje numri te kufizuar targash.

Targat e makinave jane nje sherbim i cmuar ne Pekin. Autoritetet e vendit planifikojne ta ulin me 75 per qind numrin e makinave te reja ne qarkullim qe regjistrohen ne vit.

Kjo behet me qellim qe te reduktohet ndotja dhe te clirohet trafiku ne rruge.

Vetem 10 minuta pasi ishte aktivizuar faqja e internetit me shume se gjashtemije vete kishin aplikuar per targe.

Deri ne mengjes numri kishte shkuar ne me shume se 36 mije raporton BBC.

Ky numer eshte gati dyfishi i targave qe pritet te leshohen ne muajin janar dhe lotaria ka ende disa jave perpara se te mbyllet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›