Presidenti i FIFA Blatter kunder Hammam

Nuk luhet vetëm në fushë, pasi një tjetër garë e rëndësishme e futbollit botëror ka nisur të nxehet. Bëhet fjalë për postin më të lartë drejtues, atë të presidentit të FIFA-s, ku Sepp Blatter kërkon mandatin e tij të katërt në krye të qeverisë botërore të futbollit. Zviceriani, tani në moshën 75-vjecare ka folur për herë të parë në prag të zgjedhjeve që do tyë zhvillohen në Nion më 1 qershor.
Zviceriani ka vizituar Malajzinë, ku ka kërkuar mbështetjen e federatave aziatike, ndërsa është shprehur se kërkon të cojë deri në fund projektet që ka nisur në FIFA. “Ndjehem plot energji dhe mendoj se ende nuk e kam përfunduar punën time këtu. Unë kam mbështetjen e disa federatave aziatike, por dua besimin e të gjithë familjes botërore të futbollit”, ka bërë të ditur Sepp Blatter. Presidenti aktual i FIFA_s, nuk ka zgjedhur më kot Azinë për të folur mbi rikandidimin për presidencën e FIFA_s, pasi rivali më potencial i tij është presidenti aktual i Konfederatës Aziatike të Futbollit Mohamed Bin Hammam. 61-vjecari nga Katari ka konfirmuar kandidimin e tij për të marrë presidencën e FIFA-s, ndërsa është një nga personalitet me të fuqishëm të futbollit aziatik.
“Me gjithë dashurinë që kam për futbollin kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet për president në FIFA. Mendoj se ndryshimet sjellin gjithmonë progres”, është shprehur Bin Hammam. Zgjdhjet për presidencën e FIFA-s do të mbahen më 1 qershor, ndërsa të gjitha federatat botërore kanë të drejtën e një vote.
Nertan Prifti