Presidenti i Hondurasit takime me zyrtaret e larte
Drejtuesit e larte te vendit tone priten dje ne vizita zyrtare Presidentin e Hondurasit Porfi rio Lobo Sosa i cili vinte ne Shqiperi per here te pare. Takimin e pare Sosa e beri me homologun e tij shqiptar Bamir Topi. Gjate ketij takimi Topi theksoi se Shqiperia ka bashkepunuar dhe do te bashkepunoje me Hondurasin ne menyre shume te frytshme ne kuadrin e Organizates se Kombeve te Bashkuara por edhe te mjaft projekteve te tjera nderkombetare qe jane ne interes te dy vendeve. Me pas gjate takimit me Berishen palet u perqendruan ne zhvillimin e marredhenieve miqesore midis dy vendeve inkurajimin e bashkepunimit ekonomik tregtar ne fushen e turizmit por edhe ne te gjitha fushat me interes duke shfrytezuar potencialet qe te dyja vendet ofrojne si dhe duke fi nalizuar infrastrukturen ligjore te ketij bashkepunimi. Nje takim Sosa zhvilloi edhe me kryeparlamentaren Topalli gjate te cilit u theksua nevoja per te rritur bashkepunimin mes dy vendeve.