E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet prefekti i Vlorës

Burime nga vendngjarjes thonë se dy të rinj kanë hyrë në zyrën e prefektit duke u dhunuar atë me grushte.

Për pasojë, Velçani ka marrë disa plagë të lehta, kryesisht në pjesën e fytyrës dhe në buzë. Ende nuk dihet se si dy persona kanë hyrë deri në zyrën e prefektit, duke qenë institucionet shtetërore kanë roje. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet.

Informacionet janë paraprake dhe policia pritet të sqarojë zyrtarisht ngjarjen pas hetimeve. Mësohet se dy të rinjtë janë arrestuar tashmë nga forcat e rendit dhe pyetje ndaj tyre do të sqarojnë arsyet e këtij veprimi. Gjithashtu bëhet e ditur se janë dhunuar disa punonjës të tjerë të prefekturës.  (foto arkiv)

(vijon....)
/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-23 11:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›