E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KE Rompuy javen e ardhshme vizite ne Tirane

Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy do te jete ne Tirane javen e ardhshme ne kuader te nje vizite zyrtare. Vizita e nje prej perfaqesuesve me te lare te institucioneve te Bashkimit Evropian eshte konfirmuar dje nga i ngarkuarin me pune prane Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Luigi Brusa gjate takimit qe ky i fundit ka zhvilluar me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Kreu i KE-se pritet se sjelle dhe mesazhe konkrete ne lidhje me procesin e integrimit te Shqiperise. Ne takimin mes perfaqesuesit te BE-se ne Tirane Brusa dhe ministrit Haxhinasto vizita e Roumpy eshte vleresuar si shenje e nje intensifikimi me te madh te marredhenieve mes BE dhe Tiranes zyrtare. Vizita qe Presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy do te zhvilloje javen e ardhshme ne Tirane eshte shenje e qarte e rendesise qe BE i kushton Shqiperise ka theksuar Brusa. Gjate takimit mes dy diplomateve eshte diskutuar dhe per projektet e financuara ne vend nga Komisioni Evropian. Sipas Ministrise se Jashtme dy bashkebiseduesit konstatuan me kenaqesi se ka nje bashkepunim intensiv midis autoriteteve shqiptare dhe delegacionit te BE-se lidhur me realizimin e ketyre projekteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›