SHBA Vleresim Shqiperise per kontributin ne Aleance
Marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve ishin ne fokusin e takimit te ministrit te Mbrojtjes Arben Imami dhe Ndihmes/sekretarit te Mbrojtjes SHBA Alexander Vershboe. Jemi shume te inkurajuar nga ndihma dhe kontributi qe po jep Shqiperia ne te gjitha drejtimet por sidomos me kontributet e saj ne misionet ne Afganistan dhe ne vende te tjera. Hapat e bera nga ju jane mbreselenese dhe ne do te vazhdojme te japim asistencen tone ne te gjitha drejtimet qe ju keni nevoje ka pohuar gjate takimit zyrtari i SHBA-ve. Ministri Imami ka nenvizuar se Shqiperia po vazhdon me reformat ne fushen e mbrojtjes konsolidimin e metejshem te tyre per te qene nje partner i denje Aleances.
Ne po punojme me persistence ne rrugen e reformave por dhe te kualifikimit te metejshem te FA-ve por edhe stafit civil. Struktura e re e integruar jep garanci per nje reforme te qendrueshme dhe ne drejtimin e duhur. Ne do te vazhdojme te ruajme kontributet tona ne aleance por dhe do te mbeshtesim te gjitha perpjekjet e vendeve te rajonit ne integrimin ne strukturat euroatlantike ka qene deklarata e djeshme e Imamit.
Zv/Ministri i METE ben publike konkluzionet e Raportit te Drejtorise se KE-se
Kreu i ri i Prezences Uollfarth me kryeparlamentaren Topalli Te filloje shpejt pergatitja per zgjedhjet vendore te vitit 2011