E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Drejtuesit e LSI cdo fundjave me elektoratin

Levizja Socialiste per Integrim ka prezantuar dje dhe etapen e pare te nisjes se fushates elektorale. Edhe pse tete muaj nga zgjedhjet vendore kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ka kerkuar nga te gjithe drejtuesit e partise qe te jene aktiv ne takime me elektoratin. Duke kerkuar nje angazhim me te madh te strukturave Meta ka deklaruar se per drejtuesit e LSI-se nuk do te kete pushime gjate fundjavave. Sot eshte koha per me shume aktivitet te Levizjes Socialiste per Integrim duke filluar qe nga une i pari e ne te gjitha nivelet ti harrojne te shtunat dhe te dielat. E shtuna edhe e diela jone eshte me te gjithe anetaret dhe simpatizantet tane ne te gjithe Shqiperine tha kreu i LSI-se Meta. Me tone te ashpra Meta ka folur dhe per komunikimin brenda partise mes drejtoreve dhe elektoratit. Madje ai ka kerkuar qe edhe ne kontaktet telefonike me elektoratin drejtuesit e LSI-se te jene me transparente. Ai ka thene se drejtuesit e partise duhet ta harrojne qe ti mbajne te rezervuar numrat e telefonit per te mos u shqetesuar nga anetaret e LSI-se. Ai ka folur dhe per nje aspekt me njerezor te gjithe te zgjedhurve te LSI-se duke u perpjekur te ndihmojne te gjithe njerezit ne nevoje duke mos bere vetem politike por edhe humanizem. Te gjithe ministrat zevendesministra dhe drejtoret e LSI-se duhet te bejne ate qe beri dje Petrit Vasili qe shkoni ne nje fshat te Beratit per te takuar nje femije me probleme shendetesore tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›