E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i KE-se Jose Manuel Barroso mbeshtet Greqine

Greqia duhet të qëndrojë në euro. Këtë bindje e shpreh presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso duke komentuar fjalët e zëvendës presidentes së Komisionit të BE, Neli Kroes i cila në një intervistë për një të përditshme holandeze është shprehur se nuk është në favor të rikthimit të Athinës tek Dhrahmia dhe në të njëjtën kohë  shprehet se dalja e Greqisë nga eurosistemi nuk do të ishte një tragjedi. Duam që Greqia të qëndrojë në Eurozonë, e duam Greqinë në Euro, ka insistuar Barroso duke kundërshtuar me forcë deklaratat e komisioneres holandeze Kroes. Eurozona  mund të mbijetojë edhe me një largim të Athinës nga monedha e përbashkët, ka thënë Kroes. Deklarata të rënda këto në një moment vendimtar për Greqinë. Nga ana tjetër presidenti i Eurogroupit, Jean Claude Juncker, ka vlerësuar propozimin e dyshes “Merkozy” për një fond interesi. Në konferencën e së hënës në Paris të dy liderët folën për krijimin e një fondi special ku do të mblidheshin interesat e borxhit grek duke siguruar kështu që Athina të paguante debitorët e saj. Gjithashtu shprehën dëshirën për qëndrimin e Greqisë në zonën euro. Në një intervistë radiofonike, Juncker është shprehur se krijimi i këtij fondi është një ide për ta vlerësuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›