Ministri i Drejtesise flet mbi procesin hetimor per ngjarjet e 21 janarit

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi i ftuar studion e “ABC News” sqaroi lidhur me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas ministrit Halimi ky projektligj që do të paraqitet në parlament, përbëhet nga 35 nene. Në gjykimin e tij, përmes këtij ligji synohet që të ashpërsohet dënimi për personat që publikojnë të dhëna personale. Por, gjatë intervistës së tij, ministri Halimi u ndal dhe në procesin hetimor për ngjarjet e 21 janarit.
“Prokurorja e Përgjithshme i cilësoi këto ngjarje si “ngjarje në bulevard”. Ndërkohë që vetë ajo është në krye të procesit hetimor dhe kjo prek integritetin e hetimeve. Prokuroria e Përgjithshme preferoi që dokumentat e hetimeve t’i publikojë në media. Dosja e hetimeve për 21 janarin, nuk është mbyllur, ende ndërkohë prokurorët i përcjellin ato në media. Duhet thënë që dalja e dokumentave në media dëmton hetimet”, vlerësoi Halimi.
Ndërkohë që në vlerësimin e tij, nuk do të kishte pasur asnjë trazirë, e aq më pak viktima nëse opozita do të kishte pasur një axhendë të qartë lidhur me organizimin e tubimit.
“Prokuroria duhet të kishte bërë një hetim të plotë, ndërkohë që ajo merret me akuzat për dosjen e 21 janarit, e aq më tepër që bëhen në publik”, u shpreh ministri Halimi.
Gjithashtu, Ministri i Drejtësisë u ndal dhe tek reforma në drejtësi, ku kërkoi vizion dhe një bashkëpunim mes forcave politike.
Një tjetër çështje e trajtuar prej tij në këtë intervistë, ishte dhe ngritja e komisionit hetimor për çështje “Spahiu”, ku ministri Halimi bëri me dije se “po hetohet për shkelje të ligjit nga nënkreyari I KLDS-së, Kreshnik Spahiu”.