Ronaldo shpreson të luajë ndaj Sevillas

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme të së dielës kundër Sevillas.
Portugezi pritej të mungojë në këtë ndeshje si pasojë e lëndimit që pësoi në përballjen ndaj Marseille, mirëpo "AS" shkruan se Ronaldo po bën stërvitje të dyfishta që të jetë i gatshëm për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të Realit deri më tani.
"Kam disa ditë në dispozicion për t'u rikuperuar dhe shpresoj se do të jem në rregull të dielën. Mendoj se do të udhëtoj në Sevilla", citohet të ketë thënë Ronaldo.