Java 6, Gramozi- Besa 0-0. PaqeGramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj

Publikoje ne:
Gramozi e Besa ndanë nga një pikë në ndeshjen hapëse të javës së 6-të Kategorisë Superiore në barazimin e tyre pa gola.
Ndeshja pati dy tablo, në të parën u pa një impenjim më i madh i formacionit të Agim Canajt. Dos Santos, Hyseni e Olivira ishin pranë golit, ashtu si Xhafaj e Poçin për Besën.
Në fraksioni e dytë të lojës grupi verdhezi i Shpëtim Duros tregoi potencën e një ekipi me përvojë të gjatë në Superligë.
Lufta sportive ishte e fortë si në fushë, (sulmuesi i Besës, Cikalleshi, doli me barrelë), por në shkallët e stadiumit midis tifozëve.
Pika e marrë, mund të konsiderohet një gjysmësuksesi i Agim Canajt në debutimin e tij me skuadrën modeste kolonjare.
Gramozi regjistroi barazimin e tretë në gjashtë javë - gjashtë pikë në gjashtë ndeshje. Besa vazhdoi pathyeshmërinë e saj. Skuadra kavajase realizoi barazimin e dytë pa gola në gjashtë javët e para.
Besa përkohësisht mori kryesimin e Superligës, tashmë në kuotën e 14 pikëve, por me një ndeshje më shumë se Dinamo, që nga ana e saj luan të shtunën në Laç.
Të pranishëm në stadiumin “Gramozi” ishin dhe dy presidentët, Mustfa Taçi i Gramozit dhe Nexhat Bizhdili i Besës.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 6-të, ora 15:30
02.10.2009
Gramozi-Besa 0-0
03.10.2009
Skënderbeu-Apolonia
Tirana-Kastrioti
Laci-Dinamo
Shkumbini-Teuta
04.10.2009
Flamurtari-Vllaznia
RENDITJA, JAVA 6
1. Besa* 6 14
2. Dinamo 5 13
3.Skenderbeu 5 9
4.Apolonia 5 9
5.Teuta 5 9
6.Tirana 5 7
7.Gramozi* 6 6
8.Laci 5 5
9.Kastrioti 5 4
10.Shkumbini 5 4
11.Vllaznia 5 4
12.Flamurtari 5 3
* Një ndeshje më shumë
E Premte, 02 Tetor 2009