Zelensky i bën thirrje BE-së për anëtarësimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me vendin e tij, vetëm një ditë pasi nënshkroi një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Ja pak më shumë nga fjalimi i tij, në të cilin ai bëri apel për anëtarësim në BE dhe për të cilin mori duartrokitje të vazhdueshme.
“Këto ditët e fundit nuk di më si t’i përshëndes njerëzit. Nuk mund të them një ditë të mirë apo një natë të mirë, jo, sepse për disa kjo është dita e tyre e fundit.
Ne duhet të përballemi me realitetin e ashpër, njerëzit po vdesin çdo ditë. Unë mendoj se sot ato jetë po sakrifikohen për vlerat, të drejtat, lirinë dhe barazinë që ju përfitoni.
Zgjedhja evropiane e Ukrainës është rruga në të cilën po angazhohemi sot. Do të doja të dëgjoja këtë mesazh nga ju. Do të doja të dëgjoja se zgjedhja e Ukrainës është gjithashtu e jotja.
BE-ja do të jetë shumë më e fortë me ne. Ne kemi treguar forcën tonë dhe se jemi të barabartë. Në anën tuaj, ju mund të na dëshmoni se jeni pranë nesh, se nuk do të hiqni dorë nga ne”.