eshtja Bettencourt ish presidenti Sarkozy nen hetim
Ish presidenti francez Nikola Sarkozi është formalisht nën hetim nga gjykata në Bordo të Francës. Ish kryeshërbëtori dhe nëpunës të tjerë të trashëgimtares së firmës së njohur kozmetike Loreal kanë dëshmuar se ai ka përfituar shuma të mëdha nga Betenkort për partinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007. Sarkozi akuzohet se ka përfituar nga miliardierja e moshuar në një moment që ajo nuk ka qenë e aftë psikologjikisht dhe e vetëdijshme për vendimet që merrte. Sarkozi gjithnjë e ka mohuar këtë akzuë. Deri tani janë 17 personat nën hetim për këtë cështje që nga viti 2011.