Presidenti i Kosovës Pacolli takon Topin
Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli është pritur me një ceremoni soleme në Pallatin e Brigadave nga presidenti shqiptar Bamir Topi.
Pas interpretimeve të dy himneve, presidenti i Kosovës Pacolli do të zhvillojë një takim tetë a tetë me kreun e shtetit Bamir Topi dhe më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp të dy presidentëve.
Ndërkohë presidenti Pacolli do të zhvillojë takime gjatë ditës së sotme edhe me kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama.